Çdo Rolex e tregon nga një histori, por disa nga këto modele flasin më shumë se të tjerat. Dhe, pikërisht këto shpeshherë marrin ndonjë pseudonim – diçka që përdoret nga koleksionuesit dhe fansat si mjet për t’i treguar të tjerëve saktësisht se çfarë duan të flasin.
Më poshtë i keni disa histori interesante dhe argëtuese se si disa modele të orës Rolex e përshkruajnë historinë e pasur të kompanisë, transmeton Telegrafi.
Rolex Batman
Disa modele të Rolex nuk kanë ndonjë arsye të mahnitshme prapa emrit të vet. P.sh., Rolex GMT-Master II, me rrethin kaltër e zi prej qeramike, ka fituar pseudonimin Batman.
Përse Batman? Thjesht sepse ngjyra e kaltër dhe e zezë janë shpeshherë të ndërlidhura me Kalorësin e Errësirës.
Steve McQueen
Rolexi “Steve McQueen”, më i mirë i njohur si Rolex Explorer II Ref. 1655, asnjëherë nuk është fotografuar në dorën e aktorit të njohur të shekullit 20’të.
Në fakt, me siguri se ai as që ka pasur një të tillë. Por, mundësitë janë të mëdha që emrin e ka marrë nga një revistë italiane e cituar gabim në vitet e 1970’ta.
Megjithatë, askush nuk do ta dijë ndonjëherë arsyen e vërtetë.
Presidenti
Ky pseudonim është aq i njohur saqë edhe vet Rolex e përdor këtë. Kur Rolex e kishte debutuar orën “Day-Date”, i kishte dhënë një emër të veçantë “Byzylyku i Presidentit”.
Kjo, e kombinuar me faktin se shumë liderë botërorë e zotëronin një orë të tillë, kishte bërë që ora të betonohte në mendjet e njerëzve. /Telegrafi/