Site icon Telegrafi

A e dini se çka do të thotë shkurtesa Wi-Fi?

Fjalën ‘Wi-Fi’ me siguri e keni dëgjuar shumë shpesh kohët e fundit.

Megjithatë, shtrohet pyetja se a e dini se çfarë do të thotë ky akronim?

Wi-Fi nuk është shkurtesë e fjalisë së Wireless Fidelity, ashtu sikur se shumëkush mendon, transmeton Telegrafi.

Në fakt, as edhe akronim. Emri i vërtetë i këtij lloji të komunikimit pa tel është IEEE 802.11b Direct Sequence ndërsa kompania e marketingut Interbrand e ka propozuar këtë emër në mënyrë që njerëzit lehtësisht ta kujtojnë.

Në mënyrë që shfrytëzuesit që mos të hutohen, Wi-Fi Alliance ka vendosur që për qëllimet e marketingut krahas ankronimit Wi-Fi të qëndrojë motoja “Standard për saktësinë Wireless”.

Me kalimin e kohës, motoja dhe pjesa tjetër është humbur dhe ka mbetur vetëm Wi-Fi. /Telegrafi/

Exit mobile version