Panda gjigante për shumicën e njerëzve është kafshë e preferuar
Ky gjitar e familjes së arinjve është paksa i ngathët, mirëpo e ka në qejf jashtëzakonisht hulumtimin, lojën dhe argëtimin.
Kjo kafshë e ëmbël është e lidhur me territorin e vet, mirëpo i do lëvizjet, prandaj edhe duhet të konsumojë edhe shumë ushqim të llojllojshëm, transmeton Telegrafi.
Konsiderohet që panda i ka gjashtë gishta në putër, nga të cilët pesë duken mirë.
Gishti i gjashtë i këmbës nuk ka thonj, por është një gisht i madh i fshehur dhe i rritur në pjesën e brendshme të putrës, i cili evoluoi nga gishti i madh dhe kocka anësore e sezamoidit.
Gishti i madh i deformuar nuk mund të lëvizë, por si gishtat e tjerë ai i shërben pandës së madhe për të lëvizur dhe kapur objekte, kërcej bambuje…
/Telegrafi/