Ekziston një arsye shumë e mirë pse qesja nuk mbushet plot me çipsa, dhe nuk ka të bëjë me politikat e kompanive për të kursyer.
Nëse ju pëlqen të hani patatina, duhet ta keni vënë re se qeset nuk mbushen kurrë plot, dhe gjysma e saj është bosh, shkruan Reader’s Digest.
Hapësira lihet në qese në mënyrë që patatet e skuqura të mos dëmtohen.
Udhëtimi nga fabrika ku prodhohen dhe paketohen patatet e skuqura në tryezën tuaj është mjaft i gjatë.
Kompanitë lënë qëllimisht hapësirë boshe në qese në mënyrë që çipsat të mos shkërmoqen gjatë transportit.
Në thasët e patatinave shtohet edhe gaz azoti, i cili ruan freskinë e patatinave. Nëse thasët do të mbusheshin me gaz të zakonshëm, patatinat do të prisheshin shumë shpejt dhe do të bëheshin të buta. /Telegrafi/