Nëse ju ka ndodhur të hasni në disa njolla të çuditshme ylberi tek enët tuaj, është krejtësisht normale.
Enët me çelik inox shpesh përmbajnë krom, një metal i fortë, i cili ndihmon që enët të mos ndryshken, shkruan Tasteofhome.
Në thelb është një shtresë e hollë mbrojtëse që ndryshon ngjyrën kur kombinohet me ajrin dhe nxehtësinë e lartë. Por mos u shqetësoni… është plotësisht e sigurt.
Si t’i largoni këto njolla ylberi?
Ndonëse enët tuaja janë plotësisht të sigurta nga këto njolla shumëngjyrëshe, ju ndoshta nuk do të dëshironi t’i mbani aty.
Ekziston një zgjidhje për largimin e këtyre njollave dhe siç mund ta dini tashmë, përgjigjja është uthulla. Ne përdorim uthull për të pastruar në thelb gjithçka.
Merrni pak uthull të bardhë të holluar dhe pastroni enët me një sfungjer jo gërryes.
Pasi të keni fërkuar me uthull, thjesht duhet ta shpëlani enën dhe ta thani.
Aciditeti i uthullës do të funksionojë për të zbërthyer shtresën e oksiduar të ylberit për t’i mbajtur enët tuaja prej çeliku të pandryshkshëm të duken më të argjendta.