Telegrafi

E dini çfarë kuptimi kanë shenjat 3M, 6M, më shpesh 12M në produktet kozmetike?

Në të vërtetë shenjat në paketim simbolizojnë periudhën e përdorimit pas hapjes, apo PAO (periudhë pas hapjes)

Nëse keni vërejtur me kujdes në deklaracionet e produkteve kozmetike zakonisht nuk shkruan afati i përdorimit.

Zakonisht fjala është fjala për preparatet për rrezitje, ngjyra për flokë dhe produkte të tjera të cilat përmbajnë përbërës aktivë, transmeton Telegrafi.

Çfarë do të ndodhë nëse përdorim produkte të cilave u ka kaluar afati i përdorimit?

Nëse vendosni t’i injoroni afatet, gjëja më e mirë që mund t’ju ndodh është që ato produkte të humbin cilësitë të cilat i kanë pasur para afatit të përdorimit.

Ai numër shënon afatin e përdorimit pas hapjes, d.m.th., periudhën kohore pas hapjes gjatë së cilës produkti mund të përdoret, por që nuk është i dëmshëm për konsumatorin. /Telegrafi/