Gisele Bundschen me dukjen e saj të lë pa frymë, ndërkaq masat e saj të përsosura trupore janë ato për të cilat femrat e gjithë botës ia kanë lakmi
Nëse dëshironi trup sikur të saj, lexoni mirë tekstin në vijim. Po ju sjellim sekretin e figurës së saj të përsosur, transmeton Telegrafi.
Ajo është shumë e disiplinuar kur është fjala për ushtrimet dhe ushqimin. Asgjë nuk ia lë rastit, andaj edhe ka orarin mujor të të gjitha racioneve dhe ditëve në të cilat patjetër duhet të ushtrojë.
“Është shumë më lehtë kur më parë i planifikoni të gjitha”, ka thënë ajo. Çdo mëngjes e fillon me meditim prej gjysmë orësh, dhe pastaj pason kafjalli.
Kryesisht kafjalli përbëhet nga smoothie të panxharit të kuq dhe lakrës kale.
Në drekë ka mish pule dhe porcion të madh perimesh, ndërkaq edhe darka ka të njëjtën përmbajtje.
Gjatë ditës pi mjaft ujë dhe çaj pa ëmbëltues. Lëngjet për të janë të ndaluar, ndërkaq nga ushqimi ka eliminuar edhe gjithë sheqerin e përpunuar.
Gluten gjithashtu nuk konsumon, as edhe alkool.
Edhe pse i do djathin dhe produktet e qumështit, për shkak të figurës së përsosur pothuajse ka hequr dorë tërësisht. I lejon vetes një herë në tre muaj që të qeraset me një copë djathë.
Mishi i pulës dhe peshku janë zgjedhja më e shpeshtë e saj. Ha më shumë racione të vogla.
“Kështu gjithmonë kam qenë e ngopur, mirëpo nëse më sulmon uria, ha disa bademe. Ato janë shumë ushqyese dhe më pengojmë që të tejngopem.
Ajo është adhuruese e ushqimit të shëndetshëm dhe organik, si edhe e aktiviteteve fizike. “Disiplina është çelës i suksesit tim”, përfundon ajo. /Telegrafi/