Site icon Telegrafi

E diela është pushim vetëm për meshkujt, kurse femrat punojnë më së shumti në këtë ditë

Në hulumtimin e bërë nga Universiteti i Indianës në Shtete të Bashkuara, ka dalë se meshkujt nuk bëjnë asgjë të dielën, kurse femrat merren me shumë punë, që nuk kanë kohë t’i bëjnë gjatë javës.

Në studimin e bërë me 200 persona të zakonshëm, të cilëve iu është vënë një pajisje që regjistron secilën lëvizje të tyre për një javë, kanë dalë rezultate befasuese.

Lëvizja e meshkujve gjatë ditës së diel, është shumë e vogël, duke lënë të kuptohet se ata nuk e kryejnë asnjë punë të vetme.

Sipas regjistrimit, 63 për qind e meshkujve, nuk bëjnë asgjë, as ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

E njëjta gjë nuk ndodhë me femra, të cilat kryejnë shumë punë shtëpie, si pastrimi dhe rregullimi, të cilin nuk mund ta bëjnë gjatë ditëve të javës.

Me anë të këtij hulumtimi, kërkohet që të bëhet më shumë, në të drejtat përbashkëta dhe angazhimin e meshkujve, më shumë tek punët e shtëpisë.
 

Exit mobile version