Është larguar nga jeta në moshë të re mbrojtësi Dionatan Teixeira.
Mbrojtësi brazilian kishte luajtur te Stoke City për tre vite, ndërsa këtë vit iu bashkua skuadrës Sheriff Tiraspol në Moldavi.
Taixeira kishte probleme me zemrën dhe kishte marrë leje nga klubi për tu larguar drejt vendlindjes në Brazil për kontrolle të mëtutjeshme.
Në vitin 2013, Teixeira pasi ishte pjesë e skuadrës Banska Bystrica në Sllovaki fitoi edhe pasaportën sllovake dhe luajti për grupmoshat e këtij shteti.
Braziliani me nënshtetësi sllovake kishte luajtur tetë ndeshje për grupmoshat e Sllovakisë.
Ai ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër dhe është larguar nga kjo botë sa ishte afër familjarëve të tij.
Klubi anglez, Stoke City ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e tanimë ish-lojtarit Dionatan Teixeira.
“Klubi i Stoke City është pranë familjes dhe miqëve të ish-lojtarit tonë Dionatan Teixeira pas vdekjes së parakoshme në moshën 25-vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit nga Liga Premier.
Teixeira pas transferimit në Sheriff Tiraspol ka fituar edhe titullin e kampionit në Moldavi. /Telegrafi/