Telegrafi

E dhanë si premtim, por u zhgënjyen në fund – çfarë ndodhi me macen Dave që lojtarët e Anglisë donin ta merrnin me vete

Kupa e Botës nuk u kthye në Angli as këtë herë, por macja Dave, anëtari i fundit i skuadrës së Anglisë, sigurisht që po.

Ndërsa humbja kundër Francës nënkuptonte se Tre Luanët nuk do të merrnin në shtëpi Trofeun e Kupës së Botës, ata nuk e lanë Katarin me duar bosh – ata tani do të kenë një mik mace me vete.

Mbrojtësit Kyle Walker dhe John Stones, të cilët të dy luajtën për skuadrën e Gareth Southgate në ndeshjen e fundit të Anglisë, vendosën të adoptojnë një mace endacake me të cilën u miqësuan në bazën e tyre të hotelit në Al Wakrah.

Walker kishte premtuar se do ta merrte macen Dave në Angli nëse ata fitonin turneun, por pavarësisht humbjes 2-1 të skuadrës nga Franca gjatë çerekfinales, macja ka shkuar së bashku me ta.

Dave u adoptua shpejt si maskota e skuadrës, me dyshen e Manchester Cityt që u fotografuan me mikun e tyre të ri derisa hipnin në aeroplan për në Angli.

Duket se lojtarët e Anglisë do të mbajnë mend një gjë së paku të mirë nga Katari, pasi gjetën një mik të ri atje dhe tani e tutje ajo do të jetë pjesë e tyre. /Telegrafi/