Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike në det në afërsi të bregut e saj lindor, në prag të stërvitjeve të planifikuara ushtarake mes jugkoreanve dhe forcave amerikane që përfshijnë aeroplanmbajtësen dhe vizitën në këtë rajon që zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris.
Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se raketa balistike me rreze të mesme veprime është shkrepur nga brigjet Taechon në Pyongyang, diku rreth orës 7 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Ministria japonez i Mbrojtjes, Jasukaz Hamada, ka thënë se Japonia ka vlerësuar se raketa ka arritur lartësinë maksimale prej 50 kilometra, dhe se mund të ketë fluturuar jo sipas itinerarit të planifikuar.
Ai shtoi se raketa ka rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, dhe se nuk raportohet për probleme në trafikun ajror.
E komanda amerikane në indo-paqësor ka pranuar se është njoftuar lidhur me këtë lansim dhe se është në konsultime të vazhdueshme me aleatët e saj – duke konfirmuar përkushtimin amerikan në mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë.
“Edhe pse kemi vlerësuar se kjo ngjarje nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë ndaj personelit amerikan, territorit apo aleatët e tanë, lansimi i raketës ka efekt destabilizues të armëve ilegale të Koresë së Veriut, që janë armë të shkatërrimit në masë”, thuhet në kumtesë.
Aeroplanmbajtësja amerikane ka arritur në Korenë e Jugut, kurse lansimi pasoi me ardhjen e kësaj anije të ushtrisë amerikane, që ka kapacitete për sulme bërthamore.
Është aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan, e cila do të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me forcat jugkoreane – madje këtë javë pritet ta vizitojë këtë vend Kamala Harris. /Telegrafi/