Telegrafi

E bën edhe këtë, Millorad Dodik ua tregon gishtin e mesëm gazetarëve në Sarajevë

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik edhe një herë ka shpërfaqur vullgaritetin dhe sjelljet e pahijshme, që si politikan që është nuk duhet në asnjë mënyrë t’ia lejoj vetes.

Derisa po arrinte në objektin e Gjykatës, Dodiku përmes dritares së veturës zyrtare ia ka treguar gishtin e mesëm ekipeve të shumta të gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet saktë se kujt “ia dedikonte” këtë veprim, duke marrë parasysh se ishte një numër i madh i gazetarëve, por gjithsesi me këtë gjest ka tejkaluar çdo tjetër që më herët e kishte bërë.

Kujtojmë që Dodik sot është shfaqur në objektin e Gjykatës në Sarajevë, për të sqaruar çështjen e blerjes së një vile luksoze në Dedinje të Beogradit. /Telegrafi/