Pas vite të tëra problemesh me infertilitetin, modelja e njohur e Victoria’s Secret Romee Strijd është bërë nënë për herë të parë
25 vjeçarja postoi në llogarinë e saj zyrtare në Instangram, fotografinë me të sapoardhurën duke i dhënë gji.
“Mint van Leewen- ndjehem e bekuar ndërkohë të kam në krahët e mi! Ne jemi të dashuruar me ty” – ka shkruar ajo teksa njofonte ardhjen e vajzës, me partnerin e saj Laurens van Leerwen.
Çifti bashkëjeton prej 10 vitesh dhe Minti është fëmija e tyre e parë.
Romee dhe Laurens kanë bërë shpesh përpjekje dhe në të kaluarën për të patur fëmijë.
Modelja, që u diagnostikua në moshën 17 vjeçare me sindromën e vezoreve policistike, rrëfeu se mbeti e shokuar kur pas shumë vizitave e përpjekjeve mjekësore dhe thuajse s`kishte më shpresa, mbeti papritur shtatzënë në rrugë natyrale!