Telegrafi

E ardhmja e luksit dhe e shëndetit mund të jetë tek kanabisi!

Me pandeminë që shpërtheu dhe që mbylli dyqane luksi apo shkatërroi agjenci udhëtimi, 2020-a duket se do të jetë një vit jo i mirë për tregun global të luksit

Megjithatë, një libër i ri i quajtur: “Future Luxe: Çfarë e pret biznesin e luksit” nga Erwan Rambourg është tepër optimist, edhe pse jo për të gjitha industritë.

Disa nga informacionet që libri jep për dekadën e ardhshme, janë që shëndeti do të bëhet “luksi më i rëndësishëm” dhe se firmat që shesin ora, këpucë apo çanta, do të përballen më një konkurrencë nga një sërë produktesh e kompanish të reja me në fokus shëndetin, një pjesë e mirë e të cilave mendohet se do të përfshijnë kanabisin.

Rambourg, i cili ka 25 vjet në industri dhe aktualisht është shefi global i kërkimit të konsumatorit dhe shitjes me pakicë të HSBC (Bankë britanike), parashikon humbje edhe të firmave si Louis Vuitton, Tiffany & Co. etj.

Gjatë një interviste të shkurtër për Bloomberg, Erwan shprehet kështu në lidhje me përdorimin e kanabis në industrinë e mallrave të luksit:

“Është e vështirë që markat luksoze të investojnë, kryesisht për çështje ligjore dhe rregulla të vendosura, por duhet thënë se shumë kompani të kanabisit po konkurrojnë me kompani luksoze. Aktualisht ka disa zhvillime, si ushqimi, vera apo kombinime të tjera të kanabisit. Ka edhe vaj kanabisi. Nuk është çudi që edhe industria e luksit, të bëjë diçka “për ta fituar këtë element”.

Në pjesën tjetër të intervistës, Erwan shprehet se për momentin shëndeti është parësor, por kjo mund të thotë edhe që njerëzi t’ju drejtohen blerjeve të luksit, si një lloj terapie psikologjike, për mbijetesë. Ai gjithashtu parashikon se shumë kompani luksi do të krijojnë parneritete, pasi nuk do të mund të mbeten të pavarura, me përjashtim të kompanive si Rolex, Hermes International apo Chanel.

Ndërkohë, edhe shumë kompani kozmetike, kanë nisur të operojnë në treg me produkte, që kanë si përbërës të rëndësishëm, kanabisin, të tilla si: BLNCD, Gron, La La Leaf etj.

Burimi: Anabel