E ardhmja e Mario Gotzes tek Bayern Munich do të vendoset në fund të sezonit.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka deklaruar se nuk do të flasë me Marion përpara fundit të sezonit.
“Ne jemi në momentet vendimtare të sezonit kur vendosen fatet e tij dhe të gjithë që nga sot e tutje duhet të jemi të përqendruar tek futbolli”.
“Kur të kemi mbaruar të gjitha ndeshjet unë dhe Mario do të pimë një kafe në zyrën time dhe do të bisedojmë për të ardhmen e tij tek Bayerni”, ka thënë Rumenige për Schëabischen Zeitung.
Mario Gotze ka një kontratë deri në vitin 2017 me Bayernin, por nëpër korridoret e klubit në Sabener Strasse po diskutohet gjithnjë e më shumë për një largim të tij në fund të këtij sezoni, ku Dortmundi dhe Liverpooli janë dy klubet më të interesuar për të.
Ndërkaq, përpara marrjes së një vendimi përfundimtar Mario Gotze pritet të ketë dhe një bisedë me trajnerin e ardhshëm të Bayernit, Carlo Ancelotti. /Telegrafi/