Telegrafi

E akuzoi për mashtrim në bilardo, peruani nxjerr revolen dhe shtie me breshëri plumbash mbi burrin – kamerat filmojnë gjithçka

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin rrëqethës kur një burrë qëllon me breshëri plumba rivalin, i cili më herët e kishte akuzuar për mashtrim në lojën e bilardos.

Incidenti ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në një bar në qytetin peruan Miraflores, transmeton Telegrafi.

Në video shihet sesi dy burra grinden para tavolinës së bilardos derisa dy gra jolarg tyre bisedojnë me njëra-tjetrën.

Një prej lojtarëve, Benito Grafanjino, fillon të jetë më agresiv me rivalin, e një prej vajzave i afrohet duke tentuar ta qetësojë situatën.

https://www.youtube.com/watch?v=kDBuKAXAytw&ab_channel=GFSNews

Grafanjino, megjithatë krejt befasisht nxjerr revolen nga brezi dhe e qëllon rivalin, duke bërë që dy vajzat të mbyllin veshët dhe të ikin.

Jesus Karoz Martinez, 36-vjeç, qëllohet disa herë, por që arrin të ikë nga vendi i ngjarjes. Martinez sipas mediave lokale ka arritur të shkojë deri te stacioni më i afërt i policisë, kurse nga plagët e marra është dërguar në spital.

Për gjendjen e tij shëndetësore nuk ka ndonjë informacion, kurse autoritetet e sigurisë kanë arrestuar Grafanjinin, i cili së fundmi kishte dalë nga burgu. /Telegrafi/