Telegrafi

Dzeko më i miri në fushë: Notat e lojtarëve, Roma 3-1 Braga

Roma ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sporting Bragës në kuadër të 1/16 së Ligës së Evropës.

Giallorosët kanë triumfuar me rezultat 3-1 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fundin e saj.

Edin Dzeko, Carles Perez  dhe Borja Mayoral i shënuan golat në këtë fitore.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Dzeko që u vlerësua me notën 7.6.

Kësisoj Roma kalon në 1/8 e finales së Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Notat e lojtarëve të Romës dhe Bragas

/Telegrafi/