Telegrafi

Dzeko kthehet titullar ndërsa Kumbulla nuk ia del, formacionet zyrtare Braga – Roma

Roma do të jetë mysafir i Bragës në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Giallorosët kanë disa mungesa të rëndësishme për këtë takim, ndërsa më delikatet janë në repartin e mbrojtjes.

Chris Smalling dhe Marash Kumbulla nuk ia kanë dalë që të kthehen në fushë nga lëndimet e pësuara.

Ndërkohë ajo që bie në sy është rikthimi i Edin Dzekos në formacionin bazë pas problemeve që kishte me trajnerin Paulo Fonseca.

Formacionet zyrtare:

Braga: Matheus; Esgaio, Tormena, Sequeira, Raúl Silva; Gaitán, Fransérgio, Al Musrati; Ricardo Horta, Sporar, Galeno

Roma: Pau López; Mancini, Cristante, Ibañez; Karsdorp, Diawara, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Pedro; Dzeko. /Telegrafi/