Një shofer i dërgesave në Hanoi të Vietnamit shpëtoi një vajzë dyvjeçare që ra nga kati i 12-të i një ndërtese.
Gjithçka ndodhi të dielën pasdite, ku Nguyen Ngoc Manh, ishte duke pritur brenda makinës së tij për të kryer një dërgesë, dhe në ato momente dëgjoi një fëmijë duke qarë.
Një grua filloi të bërtiste kështu ai nxori kokën nga dritarja për të parë se çfarë po ndodhte. Vogëlushja dy vjeçe ishte gati 50 metra mbi tokë.
?¡HEROICA ATRAPADA!?
Un repartidor le salvó la vida a una niña de 3 años que cayó del piso 12 de un edificio en Vietnam.
La nena sufrió fracturas en la pierna y en los brazos, pero está viva gracias a la heroica acción de Nguyen Ngoc Manh❤️, quien sufrió un esguince.#VIRAL pic.twitter.com/eI03quT0IM
— Unicanal (@Unicanal) March 1, 2021
“E pashë atë që qëndronte në ballkon”, tha ai. Burri doli menjëherë nga makina e tij dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë më afër në rast se ajo do të binte.
“U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Duke qëndruar në një çati metalike që përdorej për të ruajtur gjeneratorët, Manh 31-vjeçar, u hodh përpara për ta kapur atë.
“Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”, deklaroi shoferi.
Fëmija u dërgua në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve, ku mjekët thanë për mediet lokale se ajo kishte ndrydhur ijën e saj por nuk pësoi dëmtime të tjera. Ndër tjerash thuhej se gjendja e saj po monitorohej. /Telegrafi/