Site icon Telegrafi

Dyshoni që po ju tradhton: Me këshillat e këtij detektivi privat do ta kapni në vepër që në hapin e parë!

Nga ndryshimet më të vogla të pozitës në ulësen e automobilit, deri te interesimi i ri për gjërat për të cilat më parë nuk ka qenë i interesuar, shenjat shpesh mund të jenë shumë më suptile sesa buzëkuqi në jakën e këmishës

Për ato të cilave u është e nevojshme dëshmia e fundit në mënyrë që të vërtetojnë dyshimet e tyre, detektivi privat këshillon që të bëni pesë “teste” në mënyrë që të zbuloni ndjenjat e vërteta të partnerit tuaj.

Gjithashtu ka treguar edhe planin prej pesë veprimeve se si të përballen me partnerin tradhtar, transmeton Telegrafi.

1. Dëgjon bende të reja muzikore

Nëse partneri juaj kalon kohën me personin e ri, është më se e sigurt që nga ai do të mësojë disa gjëra të reja, siç janë bendet e reja nga të cilat shumë lehtë mund t’u pëlqejë ndonjëri. Interesimi i papritur për zhanër të ri të muzikantëve mund të jetë shenjë që partneri juaj kalon kohën me dikë, i cili ka ndikim të madh tek ai.

2. Ulësja e bashkudhëtarit është rregulluar më ndryshe se zakonisht

Dikush ulësen e bashkudhëtarit e ka lëvizur përpara apo prapa apo e ka rregulluar mbështetësen në pozicion tjetër – janë një ndër treguesit që dikush shpesh udhëton si bashkëshofer me partnerin tuaj. Nëse partneri juaj përpiqet të fshehë nga ju se çarë bën, është më se e sigurt nuk do të kujtohet që të rregullojë ulësen në pozitën fillestare.

3. Është shtuar kilometrazhi në veturë

Nëse keni vërejtur shtim të madh të kilometrazhit, interesohuni se ku po shkon partneri juaj pa ju.

4. Fshihet gjatë kohës së thirrjeve, i ka mbyllur profilet në rrjetet shoqërore

Nëse përnjëherë partneri juaj pas ziles së celularit ngrihet dhe shkon në dhomën tjetër që të bisedojë, ka ndryshuar paswortin në rrjetet shoqërore ose fsheh telefonin e vet nga ju, – është shenjë që diçka po përpiqet të fshehë.

5. Ndryshimi dramatik në impulsin seksual

Partneri juaj mbase ndihet fajtor, prandaj shmang seksin me ju, apo në anën tjetër, inicion shumë më tepër seks se sa më parë në mënyrë që të mos duket i dyshimtë.

6. Nuk bisedoni si më parë

Më parë keni biseduar për ditën tuaj të kaluar në punë, ju ka treguar për kolegët e punës apo për atë që e ka takuar, ndërkaq tani gjithnjë e më pak ndan detaje të ditës me ju? Gjithashtu duhet brengosur nëse përnjëherë më nuk keni bisedime për të ardhmen.

7. Rroba të reja dhe të brendshme

Nëse keni vërejtur që partneri juaj blen tesha të reja, fanella apo atlete, në të vërtetë cilën do pjesë të rrobave, ekziston mundësia që dikë po përpiqet ta impresionojë.

8. Ndryshime të karakterit

Një ndër shenjat e tradhtisë është ndryshimi i sjelljeve. Kjo mund të jetë: partneri është bërë misterioz, më nuk grindet me ju apo është bërë indiferent… Ndonjëherë ndryshimi i karakterit është pasojë e ndjenjës së fajit, mirëpo mund të jetë edhe ndikimi i personit me të cilin e kalon kohën.

9. Dëshirojnë vetë t’i lajnë rrobat e veta

Kjo është një ndër shenjat më të sigurta të tradhtisë. Arsyeja e kësaj është që nuk dëshirojnë që t’i hulumtoni nëpër xhepa apo në rast që ka mbetur ndonjë “dëshmi” në rrobat e tij që ta fsheh para se ju ta shihni.

10. Përdor fraza të reja

Kjo është shenjë që me dikë kalon shumë kohë i cili ndikon në mënyrën e tij të të menduarit, sjelljes dhe komunikimit. Njerëzit kur janë me dikë që u pëlqen shpesh i përvetësojnë shprehitë dhe frazat e tyre.

11. Shpenzon shumë para

Nuk ka rëndësi a shpenzon në rroba, apo në takime apo në diçka krejt tjetër – nëse ekziston ndryshim i madh në buxhetin shtëpiak nga buxheti i para një muaji, apo i para disa muajve – ekziston mundësia e sigurt që partneri juaj i blen dhurata ndokujt, del me të në darka apo paguan dhomën në hotel.

12. E keni kapur që nuk e bart unazën e martesës

Kjo është shenjë që fshehin që janë të martuar apo të kurorëzuar.

Nëse pas këtyre shenjave jeni brengosur që ekziston shansi që partneri juaj po ju tradhton, ekzistojnë 5 teste të cilat detektivi privat ua jep klientëve të vet me të cilat do të verifikoni që dyshimet e tyre janë të arsyeshme.

1. Testi i gjuhës së trupit

– Shkoni në vendin e tij të punës gjatë kohës së drekës dhe vështrojeni se si do të reagojë. A janë duke ngutur, provojnë që t’ju largojnë nga zyra? A sillen sikur nuk ndihen rehat apo janë të nervozuar.

2. Testi me telefon

– Kërkoni dikë nga familja apo ndonjë mik që ta thërrasë dhe pas pak minutash ju kërkon juve. Shkujdesur shëtisni nga lokali dhe lëshojeni receptorin. Tani mund të verifikoni porositë e tij, rrjetet shoqërore dhe emailat.

3. Lokacioni

– Hiqni nga interneti aplikacionin për përcjellje të celularit, si p.sh. “Family Locator”. Kur janë jashtë thërrisni dhe pyesni ku janë, pastaj verifikoni a keni zbuluar ju diçka, pastaj është e nevojshme të testoni atë, transmeton Telegrafi.

4. Testi për sëmundjet ngjitëse

Kur janë në WC dhe dëgjojnë që bërtisni se keni nevojë që t’ju ndihmojë diçka, duke shpresuar që kjo do t’i pengojnë dhe do të harrojnë të lëshojnë ujin nga kazani i WC-së. Pastaj dërgojeni urinën në verifikim në laborator.

5. Testi i aromës

– Nëse partneri juaj vjen vonë në shtëpi, ndërkaq ju mendoni që ju ka tradhtuar, hidhuni në përqafim dhe putheni. Nëse partneri juaj përpiqet që të tërhiqet nga përqafimi juaj, me siguri është fjala për ndjenjën e fajit, ndërkaq për ju ka ardhur çasti që seriozisht të merreni me shenjat që po ju tradhton. /Telegrafi/

Exit mobile version