Katari pritet të jetë vendi më i vizituar në botë në këta dy muaj të fundit të vitit 2022.
Kupa e Botës që mbahet atje fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor, derisa flitet për një interesim të madh për tifozët e përfaqësueseve që marrin pjesë atje.
Por, për akomodimin e tifozëve thuhet se nuk janë kushtet të gjitha të plotësuara, pasi disa prej tyre do të detyrohen të shkojnë të flenë edhe nëpër kontejnerë, që janë shndërruar në dhoma.
Në mediat ndërkombëtare është duke qarkulluar një hapësirë e madhe e mbushur me kontejnerë, e që aludohet se aty do të vendosën pjesa më e madhe e tifozëve.
Gjendja duket si një situatë lufte emergjente, ku njerëzit duhet vetëm që të fusin kokën diku dhe të bëjnë një sy gjumë.
Në rast se diçka e tillë konfirmohet edhe nga organizatorët, atëherë vështirë se mund të ngjallë ndonjë interesim të madh për të shkuar në Katar.
Vendi i Lindjes së Mesme po ashtu po kritikohet në vazhdimësi se ka shkelur të drejtat e punëtorëve, duke mos i paguar, apo duke u vonuar pagat e tyre mujore.
Është raportuar në vitin e kaluar se afro shtatë mijë persona kanë ndërruar jetë në ndërtimin e stadiumeve për shkak të kushteve të këqija të punës. /Telegrafi/
These are some of the rooms released recently for the World Cup in Qatar. pic.twitter.com/K7pnBe3sna
— SPORTbible (@sportbible) November 2, 2022