Një kamion u përplas në një stacion autobusi në kryqëzimin Glilot të Tel Avivit, në një zonë ku gjendet selia e Mossad-it së bashku me disa njësi të inteligjencës së IDF-së.
Të paktën 35 persona janë plagosur pasi një kamion u përplas në një stacion autobusi, pranë qytetit izraelit Tel Aviv, transmeton Telegrafi.
Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, sipas Eli Bin, drejtor i shërbimit të shpëtimit të Izraelit, Magen David Adom (MDA).
#BREAKING 🚨🇮🇱 DOZENS INJURED IN TERROR ATTACK IN ISRAEL
Emergency services are responding to a mass-casualty incident after a truck plowed into people waiting at a bus stop in Glilot Junction, central Israel. The area, near Herzliya, houses the Mossad headquarters and several… pic.twitter.com/fY67zcPhJr
— Johncast (@johncastnow) October 27, 2024
Ai shtoi se MDA i ka dërguar të lënduarit në spitalet e afërta. Asi Aharoni, zëdhënës i policisë izraelite, i tha transmetuesit publik izraelit Kan se “sulmuesi u neutralizua”, duke treguar se policia dyshonte për një sulm terrorist. Nuk ishte e qartë nëse i dyshuari u ndalua apo u vra.
Aharoni tha se një kamion ishte përplasur me një autobus dhe individë që prisnin në stacion. Sipas mediave lokale, shumë nga viktimat ishin të moshuar që po zbrisnin nga një autobus.
#BREAKING A large truck ramming attack targeted a bus carrying Israeli soldiers in southern Tel Aviv. Reports indicate dozens of casualties, including both dead and injured, with some reportedly from Israel’s Unit 8200.
Fifty people were wounded, 15 of them in critical… pic.twitter.com/KyaqIdweUb
— War Intel (@warintel4u) October 27, 2024
Sulmi ndodhi në kryqëzimin Glilot, në një zonë pranë selisë së agjencisë së spiunazhit të Izraelit Mossad, si dhe disa njësive të inteligjencës së IDF-së.
MDA publikoi pamjet e kamionit të madh kryesisht bosh që dukej se ishte përplasur me një autobus. Përveç se është pranë selisë së Mossad-it, stacioni i autobusit është gjithashtu afër një kryqëzimi qendror të autostradës, e incidenti ndodhi kur izraelitët po ktheheshin në punë pas një pushimi njëjavor. /Telegrafi/