Site icon Telegrafi

Dyshja nga Kosova ka përfunduar garën në turneun e CS:GO Red Bull Flick në Kopenhagë

(Foto: XportalEsportS)

Ekipi City Talents, Kujtim ‘gulito’ Durmishi dhe Rinor ‘rinory’ Mustafa të cilët e përfaqësuan Kosovën në turneun Red Bull Flick në Kopenhagë kanë përfunduar garën në vendin e 7/8 të kualifikueses së mbyllur.

Në ditën e parë të turneut dyshja nga Kosova arritën që të tregojnë lojë të mirë, ku fituan katër ndeshje dhe humbën vetëm një për të kaluar në fazën Play-Off të “Closed Qualifer”.

Ndërsa në ditën e dytë nuk arritën që të përsërisin të njëjtin sukses, duke u mposhtur në dy ndeshje dhe duke u eliminuar nga turneu Red Bull Flick Copenhagen.

Në këtë turne dy kundër dy, lojtarë amator dhe profesionist garojnë për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.

Për çdo vit në Kosovë mbahen turnetë kualifikues të organizuar nga Xportal Esports në bashkëpunim me Red Bull, ku fituesi e përfaqëson Kosovën ndaj skuadrave tjera nga bota. /Telegrafi/

Exit mobile version