Në kombëtaren e Zvicrës ende kanë dyshime të mëdha për formën fizike të Behramit.
Pasi nuk luajti në barazimin 3-3 ndaj Liverpoolit në fillim të sezonit, Behrami u transferua te Udinese.
Ai luajti 25 minuta në ndeshjen e parë, kurse ndaj Spal qëndroi gjithë ndeshjen në stol.
Behrami iu bashkëngjit ekipit kombëtar të Zvicrës ku stërviti bashkë me ekipin, por më pas vazhdoi me stërvitjet kondicionale bashkë me Eren Derdiyok, për të përmriësuar formën fizike.
Lojtari shqiptar ka stërvitur gjatë gjithë javës mirë dhe Petkovic u shpreh i kënaqur me gjendjen e tij, por ai mbetet në dyshim për t’u paraqitur për shkak të minutazhit të vogël me skuadrën e tij.
“A do të luaj 90 minuta, 80, 10 minuta apo 180 minuta, këtë nuk e di as unë vet”, u shpreh tekniku serb i Zvicrës, Valdimir Petkovic. /Telegrafi/