Partizani dhe Skënderbeu nesër do të takohen nesër në kuadër të Ligës së Evropës.
Më shumë se dymijë shqiptarë nga jugu i Serbisë planifikojnë të vijnë në Beograd të enjten me flamurin e madh kuqezi.
Sipas marrëveshjes, tifozët e ekipeve udhëtuese nuk duhet të jenë në shkallët e stadiumit, por mediat lokale serbe raportojnë të kundërtën, ku thuhet se dymijë shqiptarë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Nishi dhe Vranja do të jenë në Beograd.
https://youtu.be/Q31FfBtdixw?t=1
Zyrtarët e Partizaniit kanë marrë masa të mëdha sigurie për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm që mund të shkaktoj kaos.
Kujtojmë se në vitin 2015, pikërisht në stadiumin e klubit serb valoi flamuri i “Shqipërisë Natyrale”, i cili shkaktoi dhunën ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare.
Më pas, pos gjobave në të holla dhe mos praninë e tifozëve në stadium, Shqipëria fitoi me rezultat zyrtar 3-0 ndaj Serbisë.
Ndryshe, ndeshja e parë përfundoi pa gola ndërsa takimi i radhës pritet të fillojë në ora 19:00. /Telegrafi/