Site icon Telegrafi

Dymbëdhjetë persona humbën jetën si rrjedhojë e aksidentit në një autostradë në Meksikë

Dymbëdhjetë persona humbën jetën kur furgoni i tyre u përmbys dhe u rrëzua në një kanal në një autostradë në Meksikën qendrore, duke lënë 11 të tjerë të lënduar, thanë zyrtarët të shtunën.

Shtatë nga viktimat që vdiqën ishin ende të bllokuar brenda makinës, tha agjencia e shërbimeve të urgjencës nga shteti Jalisco në Twitter.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi pranë qytetit të Lagos de Moreno, në një autostradë që lidh shtetet qendrore të Guanajuato dhe Jalisco.

Fotot nga agjencia e shërbimeve të urgjencës tregojnë një furgon të madh të zi të rrëzuar në një gropë të thellë përgjatë autostradës. /Telegrafi/

Exit mobile version