Përmes një njoftimi Komuna e Junikut ka bërë të ditur se janë punësuar dy zjarrfikës të rinj në shërbimin e zjarrfikësve të komunës së Junikut.
Sipas njoftimit të bërë këta zjarrfikës të rinj janë trajnuar dhe pajisur me të gjitha aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u përballur me sfidat që mund të lindin në raste emergjente.
Këta zjarrfikës përforcojnë ndjeshëm kapacitetet e kësaj komune për t’i shërbyer dhe për të mbrojtur komunitetin tonë në raste zjarri dhe emergjenca të tjera.
Ndër të tjetra u tha se punësimi i këtyre dy zjarrfikësve është i rëndësishëm për sigurinë e banorëve të komunës së Junikut./Telegrafi/