Nga Manchester United pritet që të largohen jo një por dy lojtarë në fund të sezonit pas një raportimi të ri me të përfunduar ndeshje ndaj Twentes, megjithatë, njëri prej tyre mund të largohet që në janar.
Manchester United zhgënjeu në xhiron e parë të Ligës së Evropës duke barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj ekipit holandez Twente.
Një raportim i ri ka bërë me dije se klubi ka planifikuar që të largojë një numër lojtarësh gjatë verës së ardhshme.
Sipas Team Talk, dyshja Christian Eriksen dhe Casemiro me shumë mundësi do të largohen nga ‘Djajtë e Kuq’ në fund të sezonit.
Në fakt, danezi mund të largohet që në janar, që do të thotë se klubi duhet të bëjë edhe një tjetër blerje në mesfushë pasi siguruan transferimin e Manuel Ugartes nga Paris Saint-Germaini këtë verë.
32-vjeçari ishte bërë pjesë e Unitedit si lojtar i lirë në verën e vitit 2022 dhe ka bërë 77 paraqitje në të gjitha garat për klubin.
Casemiro në ndërkohë tash e disa muaj ka qenë subjekt i spekulimeve për një largim të mundshëm sidomos pas paraqitjes së dobët ndaj Liverpoolit.
Ish-ylli i Real Madridit dështoi që të siguronte largimin gjatë kësaj vere, por ditët e tij tek Unitedi duket se janë të numëruara.
Reprezentuesi brazilian nuk u paraqit fare në ndeshjen ndaj Twentes ndërsa Eriksen u paraqit nga minuta e parë madje kishte shënuar golin e tyre të vetëm në atë ndeshje./Telegrafi/