Zurichu shënoi fitore me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Luzernit në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit zviceran.
Dy protagonistët kryesor në këtë takim ishin yjet kosovarë, Donat Rrudhani dhe Bledian Krasniqi që shkëlqyen me paraqitjet e tyre.
Krasniqi ishte autor i një goli dhe një asistimi duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë pikët e plota në këtë derbi.
Rrudhani në anën tjetër ndonëse u mposht, pati një paraqitje brilante me dy gola të realizuar.
Për paraqitjet e tyre fantastike në këtë ndeshje, Krasniqi dhe Rrudhani u vlerësuan me notat 8.6 dhe 9.0 respektivisht nga Sofascore.
Sa i përket Krasniqit, për të ky ishte goli i katërt këtë edicion pas 24 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe pesë asistime.
Rrudhani në anën tjetër tashmë ka shkuar në shifrën e shtatë golave të realizuar pas 22 ndeshjeve, ndërsa numëron edhe tri asistime.
Kujtojmë se Rrudhani ka marrë ftesën nga kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e ‘play-off-it’ ndaj Islandës, por fatkeqësisht të njëjtin fat nuk e ka pasur Krasniqi për shkak të problemeve me dokumentacion./Telegrafi/