Dy lojtarë kyç të Tottenham Hotspur kërcënuan të largoheshin nga ekipi londinez nëse trajneri Antonio Conte nuk do të largohej nga klubi.
Conte e liroi rolin e tij si menaxher i Spurs me pëlqim të ndërsjellë javën e kaluar pas një shpërthimi të çuditshëm që synonte hierarkinë e klubit dhe skuadrën aktuale pas barazimit 3-3 me Southampton.
Italiani tha se lojtarët e tij “nuk janë një skuadër” dhe la të kuptohej paaftësia e tyre për të luftuar për njëri-tjetrin në fushë.
Doli se ai me sa duket humbi disa anëtarë kyç të dhomës së zhveshjes me komentet e tij, me Cristian Romero dhe Richarlison që thuhet se pretendojnë se do të largoheshin nga klubi nëse Conte nuk do ta bënte.
Gazetari argjentinas Gaston Edul, i njohur për marrëdhëniet e tij pozitive me lojtarët në Amerikën e Jugut – veçanërisht Argjentinë – i tha TyC Sports për ndikimin negativ që Conte kishte tek anëtarët e skuadrës së tij.
“Marrëdhënia e Contes me skuadrën ishte shumë e keqe, është e panevojshme të thuhet. Është diçka që mund ta shohim në fjalët e tij. Disa lojtarë kishin dhënë ultimatum në rast se ai vazhdonte”.
“Cristian Romero po ri-mendonte për qëndrimin e tij në klub nëse Conte do të mbetej. Dhe siç ekuptoj, e njëjta gjë ndodhi me Richarlison, sepse ai i trajtoi shumë keq. Jo vetëm ballë për ballë apo në një ambient privat por edhe publikisht. Tani këndvështrimi i Tottenhamit ka ndryshuar”.
Romero ka qenë një shtyllë në ekipin e Spurs këtë vit nën Conte, megjithëse fituesi i Kupës së Botës nuk po shijonte të njëjtin sukses në nivel klubesh siç ishte me vendin e tij.
Richarlison, ndërkohë, ka qenë brenda dhe jashtë skuadrës dhe ende nuk ka shënuar golin e tij të parë në Ligën Premier për klubin, pasi u bashkua për 60 milionë funte nga Everton në verë. /Telegrafi/