Telegrafi

Dy vjet me portalin edukativ Qysh.me

Gjatë dy vjetëve të fundit kosovarët e kanë patur më të lehtë që të marrin përgjigje të llojlojshme qysh.me i zgjidhë engimat e tyre të përditshme. Këtë ata e kanë bërë mbi 20 milionë herë, kur përmes portalit edukativ Qysh.me, kanë kërkuar dhe kanë marrë përgjigje të cilat ua kanë lehtësuar jetën e tyre të përditshme, gjithnjë duke oftruar përgjigje të vyeshme dhe mbi të gjitha zgjidhje inovative.

Qysh.me tashmë dy vjet funksionon si qendër edukative virtuale në internet, ndërsa shfletimi i mbi 20 milion artikujve të lexuar është tregues se webfaqja jonë ka një efekt tërheqës – në mesin e lexuesve se “qysh me bo” diçka që ju duhet.

Qysh.me ofron gamë të gjerë të temave ku përfshihet teknologjia, shëndetësia, familja, marrëdhëniet sociale duke mos lënë anash seksin dhe dashurinë, makinat, si dhe recetat e gatimit që mund t’i gjeni ekskluzivisht tek Qysh.me.

Karakteristikë e uebfaqes Qysh.me është se tashmë lexuesit janë ata që mund të propozojnë gjenerimin e temave të ndryshme. Këtë ata mund ta bëjnë duke postuar me emrin e tyre propozimet që do të zhvillonin përmbajtjen e uebfaqes. Nëse lexuesit nuk arrijnë të gjejnë artikujt që po i kërkojnë atëherë ata mund të bëjnë pyetje përmes seksionit Pyet Qysh.me kurse përgjigja do të vijë nga stafi realizues i Qysh.me ose edhe nga vizitorët e tjerë të pajisur me njohuri më të përditësuara sesa pyetjebërësit./www.qysh.me