Telegrafi

Billy Monger i frymëzon të gjithë – dy vite pasi ia amputuan të dyja këmbët, fiton ‘Pau Grand Prixin’

Billy Monger është një inspirim për gjithë të rinjtë nëpër botë. Dy vjet më parë kishte pësuar një aksident, duke i amputuar të dyja këmbët, por ai ka arritur ta fitojë Grand Prix de Paun në Francë.

20-vjeçarit i amputuan të dyja këmbët pas një aksidenti që pësoi gjatë një gare në Formula 4 në Doninghton Park para dy vitesh, por  ka arritur tani të fitojë Euroformula Open në Francë.

Monger ka thënë se ai nuk e kishte besuar që do të ndodhte një gjë e tillë: “Nuk mund ta besoj, nuk e mendoja para dy vitesh se do ta fitoja një garë, jam mbi hënë!”

Billy Monger (Foto: Ker Robertson/Getty Images/Guliver)

Ai kishte marrë një makinë speciale para se të garonte, shkaku i gjendjes së tij, e që ishte kualifikuar nga vendi i 11-të.

Lexo po ashtu Aksidenti i tmerrshëm i të riut britanik në Formula 4 (Video)

Monger arriti që t’i mposhtë kundërshtarët që ishin favoritë si, Julian Hanses dhe Liam Lawson nga firma e Motopark, e që askush nuk e pritur një gjë të tillë. /Telegrafi/