Billy Monger është një inspirim për gjithë të rinjtë nëpër botë. Dy vjet më parë kishte pësuar një aksident, duke i amputuar të dyja këmbët, por ai ka arritur ta fitojë Grand Prix de Paun në Francë.
20-vjeçarit i amputuan të dyja këmbët pas një aksidenti që pësoi gjatë një gare në Formula 4 në Doninghton Park para dy vitesh, por ka arritur tani të fitojë Euroformula Open në Francë.
Monger ka thënë se ai nuk e kishte besuar që do të ndodhte një gjë e tillë: “Nuk mund ta besoj, nuk e mendoja para dy vitesh se do ta fitoja një garë, jam mbi hënë!”
Ai kishte marrë një makinë speciale para se të garonte, shkaku i gjendjes së tij, e që ishte kualifikuar nga vendi i 11-të.
Monger arriti që t’i mposhtë kundërshtarët që ishin favoritë si, Julian Hanses dhe Liam Lawson nga firma e Motopark, e që askush nuk e pritur një gjë të tillë. /Telegrafi/