Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Serbi kur turistët nga Bosnja dhe Hercegovina që po vizitonin manastirin ranë në lumë për shkak të shembjes së urës së varur. Të paktën 11 u lënduan dhe dy kanë vdekur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm në afërsi të manastirit Jovanje afër Çaçakut, ku po drejtoheshin udhëtarët. Ata erdhën me autobus në grykën e Ovçarsko-Kablarska, nga ku u nisën në këmbë për në restorantin “Dom”.
Mirëpo, ura e varur në Zapadna Moravë është thyer për shkak të mbingarkesës, gjegjësisht një numër i madh i njerëzve në të, dhe rreth 20 pasagjerë kanë rënë në lumë.
Ekipet e shpëtimit janë angazhuar menjëherë, por fatkeqësisht dy persona kanë mbetur të vdekur, raporton klix.ba.
Dy persona raportohet se janë në gjendje të rëndë. Gjithsej 11 persona janë transferuar në spitalin e Çaçakut.
Turistët që kanë pësuar aksident janë nga Zvorniku, të cilët kanë qenë për pelegrinazh në Serbi. /Telegrafi/