Organizata ESC ka shpallur një listë tërësisht ukrainase, me dy veteranët, Ioann “Edward” Sukhariev dhe Vladyslav “bondik” Nechyporchuk.
ESC është një organizatë gjermane e eSports me histori që kohës së Counter-Strike 1.6.
Organizata u bë e famshme me formacionin polak të njohur si Golden Five me lojtarë si Wiktor “TaZ” Wojtas , Filip “NEO” Kubski dhe Jarosław “pashaBiceps” Jarząbkowski në 2012.
Gjatë muajit të fundit, ESC ka qenë ngadalë duke zbuluar listën e tyre, pjesë-pjesë, duke njoftuar fillimisht nënshkrimin e Edward , më pas Bondik si kapiten të ekipit dhe më pas ish- lojtarin e FlipSid3 Oleksandr “Shara” Hordieyev si trajner, shkruan HLTV.
Treshja që do ti bashkohet këtij formacioni janë Oleksandr “Smash” Turchyn , , Daniil “t3ns1on” Kashura dhe Maxim “MUV” Ulyanchenko .
Lojtari më i suksesshëm i këtij ekipi është Edward, i cili ka qenë kampion i shumë turneve me ekipin Na’Vi, si dhe nën kampion i tre turneve Major. /Telegrafi/