Manekinia e famshme Gisele Bündchen (40) kuron parimin e bukurisë natyrale, por edhe teknikën për zhvillim shpirtëror, qetësi dhe jetë pa stres
Ushqimi i saj është vegan, bazohet ekskluzivisht në ushqim bimor, por, siç thekson ajo, meditimi ia ka ndryshuar tërësisht jetën në të mirë, transmeton Telegrafi.
Manekinia kohë më parë ka publikuar fotografinë në rrjetin shoqëror Instagram në të cilën qëndron në pozë joga pemë (Vrikshasana ) dhe ka shkruar: “Ju uroj të gjithëve energji të shkëlqyeshme, paqe të plotë, dashuri dhe energji pozitive”.
Efektet e mira të kësaj poze janë: Forcon kofshët, kurrizin dhe balancën, nyjat e këmbëve, shtrëngon muskujt e brendshëm të kofshëve, gjoksit dhe shpatullave, përmirëson ekuilibrin, kthen balancën energjike, qetëson shiatikun, nxit përqendrimin dhe zhvillon balancën mendore.
Poza e dytë joga të cilën manekinia Gisele Büdchen shpesh e praktikon në publikimet e veta në rrjetet shoqërore është Pozita e kërcimtarit (Natarajasana).
Efektet e mira të jogës asana Kërcimtari: tendos gjithë pjesën e përparme të torzosë dhe shpatullave, tendos muskujt e stomakut, kofshët, tendos pjesën e pasme të këmbëve në të cilat jemi mbështetur, ndikon në forcimin e gjithë trupit, balancën dhe përqendrimin. /Telegrafi/