Dy ushtarë iranianë u vranë në sulmet izraelite të shtunën në mëngjes, tha ushtria iraniane.
Pa sqaruar se ku ndodhën vdekjet, deklarata e publikuar në median shtetërore thoshte se ushtarët u vranë “duke u përballur me predha të entitetit kriminal sionist”, një referencë për Izraelin.
Sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit synoi sistemet e mbrojtjes ajrore dhe objektet e prodhimit të raketave në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit.
Ende nuk dihet shkalla e dëmit, shkruan mediumi amerikan, cnn.
“Ushtria e Republikës Islamike të Iranit në mbrojtjen e sigurisë së territorit iranian dhe parandalimin e dëmtimit të popullit dhe interesave të Iranit ka sakrifikuar dy personel duke u përballur me predha të entitetit kriminal sionist”, thuhet në deklaratën e publikuar në mediat iraniane.
Ndryshe, Izraeli ka pohuar se ka përfunduar këtë fazë të aksioneve ndaj Iranit, si shenjë hakmarrje ndaj Teheranit që kishte sulmuar muaj më parë Tel Avivin. /Telegrafi/