Telegrafi

Dy tituj radhazi në Premier Ligë pa luajtur asnjë ndeshje

Australiani Mark Schwarzer është afër titull të dytë të kampionit në dy vitet e fundit, po ai këtë e ka arritur pa luajtur asnjë minutë.

Vitin e shkuar Schwarzer u bë kampionë me Chelsean e Jose Mourinhos, por nuk ruajti portën në asnjë ndeshje kampionate.

Ai kishte disa paraqitje, por ishin në ndeshjet e Kupës.

E njëjta gjë mund të ndodh edhe këtë vit, pasi Schwarzer tashmë portieri i dytë i Leicester Cityt është afër të shpallet kampion.

Ai nuk ka ruajtur portën në asnjë ndeshje në kampionat, ndërsa ka gjashtë paraqitje në garat tjera.

Lecister Cityt i duhet vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit për tu bërë kampion. /Telegrafi/