Site icon Telegrafi

Dy tërmete të fuqishme brenda tre minutave goditën Tajvanin

Dy tërmete të fuqishme me madhësi 5.8 dhe 6.2 goditën Tajvanin lindor, njoftoi instituti meteorologjik i ishullit dhe deri më tani nuk ka raportime rreth dëmeve.

Tërmeti i parë që tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei ishte në një thellësi prej 15 kilometrash me epiqendrën në Qarkun Hualien në bregun lindor të populluar pak dhe malor.

Tërmeti i dytë ishte në një thellësi prej 14 kilometrash, gjithashtu me epiqendrën në Hualien, tre minuta pas të parit, raporton reuters.

Qeveria e qytetit e Taipei njoftoi se sistemi i metrosë po funksionon normalisht pasi trenat u urdhëruan shkurtimisht të ngadalësoheshin. Shërbimi zjarrfikës tha se nuk kishte marrë ndonjë raport të dëmtimit.

Tajvani shtrihet afër kryqëzimit të dy pllakave tektonike në Detin e Kinës Jugore dhe tërmetet janë të zakonshëm në ishull.

Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me madhësi 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në 1999. /Telegrafi/

Exit mobile version