Pas turneut LAN i cili u mbajt në Kino Armata në Prishtinë, më në fund është mësuar ekipi i cili do ta përfaqësojë Kosovën, në turneun dy kundër dy në CS:GO, i cili do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Gjithsej tetë ekipe të përbëra nga dy lojtarë garuan në turneun Red Bull Flick Kosova, në mesin e tyre shumë emra të njohur të skenës vendore.
Ekipi fitues doli CityTalents i përberë nga dy të rijnë nga Prishtina, Rinor “rinory” Mustafa, 18 vjeçar dhe Drin “Makazze” Shaqiri, 15 vjeçar arritën që të mposhtin ekipet si Illyrians, BLINK dhe BLINK B.
Në finale ata u takuan me ekipin BLINK B (krabeni & Caleyy) të cilët arritën ti mposhtin me rezultat 2-1 për t’u shpallur kampion të turneut.
Tani në muajin nëntor dyshja do të përfaqësojë Kosovën në Kopenhagë të Danimarkës, ndaj disa nga ekipeve të mëdha botërore, në garë për një grup çmimesh rreth 50.000 euro.
Kjo fitore e dy talenteve nga Prishtina nuk është aspak befasuese, pasi numri i lojtarëve të cilët kanë talent në lojën e CS:GO në vendin tonë është shumë i madh. /Telegrafi/