Telegrafi

Dy skuadra tjera gjermane pas Aliovskit

Mesfushori i talentuar shqiptar, Ezgjan Aliovski është duke zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm me Luganon.

25-vjeçari ka shkëlqyer duke shënuar gola dhe duke asistuar, ndërsa skuadra e tij është ngjitur në pozitën e katërt.

Në 29 ndeshje të zhvilluara në kampionatin zviceran, Aliovski ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Ai ka zgjuar interesimin e skuadrës së njohur gjermane, Hertha Berlin.

Por së fundmi në garë për shqiptarin nga Maqedonia, janë futur edhe dy skuadra të tjera nga Bundesliga.

Eintracht Frankfurt dhe Hannover 96 janë dy ekipet që po kërkojnë shërbimet e anësorit shqiptar.

Lugano ka pranuar se mund ta humbasë Aliovskin në verë pas shpërthimit të tij.

Gjithsesi klubi zviceran kërkon të fitojë rreth katër milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/