Site icon Telegrafi

Dy shqiptarë në formacionin më të mirë të Zvicrës

Ka përfunduar java e tetë në elitën e futbollit zviceran me Baselin që nuk di të ndalet dhe ka grumbulluar po aq pikë.

Por ajo që iu intereson të gjithë tifozëve padyshim që është forma e lojtarëve shqiptarë nëpër klubet zvicerane.

Pas përfundimit të javës së tetë, është publikuar edhe formacioni më i mirë ku në të janë dy futbollistë shqiptarë.

Talenti nga Kosova, Albian Ajeti shënoi golin e parë për St Gallenin dhe ka zënë vend në sulmin e më të mirëve të javës.

Ndërkohë vend për formacionin më të mirë ka bërë edhe Ezgjan Alioski i cili shënoi edhe një tjetër gol me Luganon.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe sulmuesi Albert Bunjaku që shënoi gjithashtu gol për St Gallenin. /Telegrafi/

Ezgjan Aliovski
Albian Ajeti
Exit mobile version