“TalkSport” ka bërë një listë prej 20 futbollistëve më të mirë të pozitës së mesfushorit sulmues apo organizativ të Ligës Premier.
Mesin e tyre kanë gjetur vend edhe dy futbollistë shqiptarë, të cilët kanë ndikim të madh në skuadrat e tyre.
Bëhet fjalë për reprezentuesin zviceran, Xhedan Shaqiri që luan te Stoke City si dhe Andnan Januzaj i huazuar te Sunderland, transmeton Telegrafi.
Gjersa Shaqiri gjendet në vendin e 13-të të listë, Januzaj pozicionohet në fund të renditjes prej 20 futbollistësh.
“Ai shkëlqen, por që nuk është vazhdimësi. Ndeshje e shkëlqyer kundër Hull Cityt, ku realizoi dy gola dhe dëshmoi se sa i mirë mund të jetë”, kështu e përshkuan revista Shaqirin.
“Januzaj shkëlqeu nën urdhrat e David Moyesit te Manchester Unitedi, andaj tifozët e Sunderlandit janë të lumtur me huazimin. Por ka qenë një start zhgënjyes për reprezentuesin belg, që vështirë se do të tërheqë vëmendjen e Jose Mourinhos”, kështu e përshkuan revista Januzajn.
Vlen të theksohet se listës i prinë futbollisti i Liverpoolit, Philippe Coutinho duke lënë pas Kevin De Bruyne e Manchester Cityt dhe Mesut Ozilin e Arsenalit. /Telegrafi/