Site icon Telegrafi

Dy shkolla të mesme në Skenderaj pajisen me nga 6 makina për qepje, do t’ju shërbejnë nxënësve për punën praktike

Makinat e qepjes

Dy shkollat e mesme të Skenderajt, “Qendra e Kompetencës dhe Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional “Anton Çetta”, sot janë pajisur me nga gjashtë makina për qepje, të cilat do të shërbejnë për punën praktike në profilet e dizajnit.

E gjitha kjo në kuadër të projektit “Reload 2”, i financuar nga UNDP dhe Komuna e Skenderajt, shkruan Telegrafi.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi, është shprehur e lumtur që nëpërmjet projektit të përbashkët mes Komunës dhe UNDP-së, po ndihmohen institucionet arsimore.

“Ky është projekti i radhës përmes së cilit po përfitojnë jo vetëm shkollat e komunës sonë, por edhe komuniteti sportiv, respektivisht Klubi i Volejbollit “Skenderaj” (F) i cili ka përmirësuar kushtet e aktivitetit sportive”, thuhet në njoftim.

Pamje të makinave të qepjes

Ky projekt është implemetuar nga OJQ “Iniciativë Qytetare Skenderaj”. /Telegrafi/

Exit mobile version