Telegrafi

Dy raste pozitive me coronavirus te Valencia

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Raste të reja me coronavirus në klubet spanjolle. Valencia ka njoftuar se dy individë kanë rezultuar pozitivë në testimin për këtë virus.

Ditë më parë Atletico Madridi njoftoi për dy raste me COVID-19, ndërsa tash e njëjta gjë u ka ndodhur edhe Los Che.

Klubi spanjoll ka bërë të ditur se dy të infektuarit janë të izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa tash për tash nuk është bërë i ditur identiteti.

(Foto: Fotopress/Getty Images/Guliver)

Valencia nuk është më pjesë e garave evropiane këtë sezon, pasi që ishte eliminuar nga Atalanta në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Atletico Madrid zbulon dy yjet e skuadrës që janë prekur me coronavirus, do të mungojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Nga ana tjetër, Atletico mësoi se Angel Correa dhe Sime Vrsaljko janë infektuar me coronavirus, vetë disa ditë para ndeshjes çerekfinale ndaj RB Leipzig. /Telegrafi/