Site icon Telegrafi

Dy përbërësit e fshehtë që Meghan Markle i shton bukës së saj me banane

Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Nëse ka një gjë të mirë që del nga karantinimi, është dashuria e re e të gjithëve për gatime.

Duket sikur të gjithë po hyjnë në veprim, dhe kjo përfshiu edhe Meghan Markle, e cila më parë ndau dy përbërësit e fshehtë që ajo i shton bukës së saj me banane për ta bërë atë të shijojë edhe më mirë, transmeton Telegrafi.

Në një udhëtim në vitin 2018 në një fermë familjare në Dubbo, Australi, u raportua se Meghan solli një bukë banane të bërë në shtëpi, si dhuratë.

Sipas Meghan, ‘nëse shkoni në shtëpinë e dikujt, gjithmonë sillni diçka,’ zbuloi pronarja e fermës Benita Woodley.

Receta e bukës me banane të Meghan u bë ekstra e veçantë me shtimin e disa copa çokollate dhe xhenxhefili, e cila, sinqerisht, tingëllon e shijshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version