Telegrafi

Dy orë nga ndeshja, tifozët fillojnë të mbushin stadiumin (Foto)

Megjithëse na ndajnë 2 orë nga orari i ndeshjes Rumani-Shqipëri, tifozët kuqezinj janë nisur drejt impiantit të Lionit.

Tashmë tifozët e parë kanë nisur të futen në stadium. Kapaciteti i stadiumit të Lionit është rreth 60 mijë spektatorë.

Mësohet se të paktën 20 mijë shqiptarë do të jenë të pranishëm në këtë impiant për të mbështetur kombëtaren në ndeshjen vendimtare të “Euro 2016”.