Site icon Telegrafi

Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë, gjenden të vdekur – publikohen pamjet kur rrëmbehen nga persona të armatosur

Dy nga katër shtetasit amerikanë të rrëmbyer në Meksikë, janë gjetur të vdekur, kanë bërë të ditur sot zyrtarët lokalë duke shtuar se dy tjerët janë gjetur të gjallë, ku njëri prej tyre është i plagosur.

Guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, nuk ka dhënë detaje për shtetasin e plagosur amerikan, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që këta shtetas amerikanë gjatë javës së kaluar kishin udhëtuar për në Meksikë për një ndërhyrje kirurgjikale, kurse të premten gjeten veten mes një përleshje të armatosur që kishte ndodhur me dy banda rivale të kartelëve.

Një burrë i armatosur i kishte rrëmbyer dhe i kishte futur në bagazhin e një veture, e amerikanët e mbijetuar janë dërguar deri në kufi ne afërsi të Brownsville të Teksasit, gjë që është konfirmuar edhe nga gazetari i Associated Press.

Lexo po ashtu Katër shtetas amerikanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Meksikë, FBI pretendon se janë rrëmbyer gabimisht

Familjarja e njëri prej tyre tha se dje një katër amerikanët kishin udhëtuar së bashku nga Karolina e Jugut, pasi njëri prej tyre kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjike tek një mjet në qytetin që gjendej pranë vijës kufitare Matamoros.

Pasi ishin futur në territorin e Meksikës kishin gjetur veten mes plumbave që fluturonin nga përleshja e armatosura me dy kartelëve. Në rrjetet sociale është publikuar videoja, ku shihen sulmuesit e armatosur duke i futur në bagazhin e veturës.

Matamoros, qytet me mbi 500 mijë banorë gjendet në shtetin meksikan Tamaulipas jo edhe aq larg nga qyteti amerikan Broënsvill në Teksas. /Telegrafi/

 

Exit mobile version