Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për kampionatin botëror.
Fillimisht më 6 tetor në Shkodër, Kosova do të luaj ndaj Ukrainës, ndërsa tri ditë më vonë në udhëtim tek Islanda.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e këtyre dy takimeve.
Në Shkodër do të gjykojë gjyqtari i njohur anglez Craig Pawson.
Ndërkohë tri ditë më vonë në takim me Islandën drejtësinë do ta ndaj austriaku, Harald Lechner.
Kosova pas tetë sfidave ka grumbulluar vetëm një pikë në udhëtim tek Finlanda. /Telegrafi/