Telegrafi

Dy ndeshje interesante në Kupën e Konfederatave

Kupa e Konfederatave rikthehet sot pasdite me dy ndeshjet e Grupit A.

Në orën 17:00, përballen Rusia dhe Portugalia, sfidë kjo që pritet të jetë e “nxehtë”.

Rusia e cila është organizatore e këtij turneu, në duel me portugezët vjen pas fitores kundër Zelandës, derisa Portugalia kishte barazuar në ndeshjen e parë kundër Meksikës.

Ndërkohë, në orën 20:00, ballafaqohen Meksika dhe Zelanda e Re.

Aktualisht Grupin A e kryeson Rusia më tri pikë, e ndjekur nga Meksika dhe Portugalia më nga një pikë, derisa Zelanda e Re akoma nuk ka asnjë pikë.